BSPK-ja shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti NULL NULL 18.08.2022 13:22 18.08.2022 13:22 Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur të enjten grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se obligohen që të hyjnë në grevë. Ai shtoi se greva nis nga 25 gushti dhe do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre. “Kërkojmë 100 euro shtesë deri sa të miratohet Ligji për Paga. Më 10 gusht 2022 BSPK-ja mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të sigurisë të situatës”. “BSPK-ja përsëri ndjeki të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave, por nuk ia doli të ulet me Qeverinë dhe të gjejmë një rrugë të duhur. Prandaj sot dua t’u informojë se ligji është që na obligon të hyjmë në grevë, mu ky është shkaku që sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mos realizimit të kërkesave”, tha ai./EO *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025