Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bryan Ferry: U divorcova sepse nuk doja më fëmijë

NULL NULL
08.12.2015 12:40

Bryan Ferry, ish frontmani i grupit Roxy Music, ka bërë të ditur se është ndarë nga bashkëshortja sepse ajo – për dallim nga ai – dëshironte fëmijë.

Ferry u martua me 29 vjeçaren Amanda Sheppard në vitin 2012 – pra, kishin 38 vjet dallim, por çifti u nda në 2014, pas vetëm 19 muajsh martesë.

Duke folur për herë të parë për shkaqet e ndarjes, 70 vjeçari Ferry ka theksuar se nuk ka dashur të bëhej sërish baba. Ai i ka 4 djem të rritur nga martesa me modelen Lucy Helmore që kishte zgjatur 21 vjet, transmeton Klan Kosova.

“Dëshironim gjëra të ndryshme”.

“Ajo donte fëmijë, unë jo”.

“Fillimisht mendova se mund ta bëja një gjë të tillë, por pastaj i thirra mendjes dhe vendosa: nuk do të ishte mirë”.

“Të dytë e kaluam një periudhë të tmerrshme dhe shumë stresuese”.

“Kënaqeshim me shoqërinë e njëri tjetrit. Ajo është grua e mrekullueshme dhe asnjëherë nuk do të mund të them asgjë të keqe për të. Është plot jetë, pozitive, kurse shpirti i saj i çiltër e përplotësonte anën time të errët”.

“Ishim kombinim shumë i mirë dhe është mëkat që u desh t’i ndanim udhët”.

Bryan Ferry Amanda Sheppard

“Prej asaj kohe nuk kam pasur asnjë lidhje tjetër”.

Albumi i fundit i Ferry-t është Avonmore, të cilin e ka promovuar me turne nëpër Europë.

Në lidhje me reflektimin e ndarjes në përmbajtjen e albumit, ai është shprehur:

“Nuk është album që i dedikohet ndarjes, por në secilën këngë ka dromca që ndërlidhen me të”.

klankosova.tv

 

 

 

lajme të ngjashme