Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brojës i ndalohen stërvitjet me ekipin e parë, Chelsea e çon në ushtrime me fëmijë

NULL NULL
10.08.2024 15:22
armando broja
Armando Broja i Chelseat, i dëshpëruar pasi humbi një shans për të shënuar, 2023. Foto | AP

Armando Brojës, Trevoh Chalobahs dhe Romelu Lukakut u është ndaluar shfrytëzimi i hapësirave trajnuese të ekipit të parë teksa klubi ua ka mësyrë t’i largojë, ka mësuar “talkSPORT”.

Treshja janë përjashtuar nga ekipi i parë i seniorëve të Enzo Marescas.

“The Telegraph” ka raportuar se mbrojtësi Chalobah i është bashkuar Armando Brojës dhe Romelu Lukakut në ekipin U 21, teksa Chelsea po shikon mundësi që t’i shesë dy sulmuesit në verë.

Broja ka qenë pjesë e turneut para-sezonal në ShBA, por nuk pati minutazhë të mjaftueshme dhe interesim për të kanë shfaqur klube nga Premier League por edhe nga jashtë ishullit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte i huazuar në Fulham në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, dhe pati paraqitje që lënë shumë për të dëshiruar – nuk shënoi asnjëherë.

Ndërkaq Lukaku mund të ribashkohet me Antonio Conten në Napoli, por Chelsea besohet se po kërkon rreth 40 milionë euro për klauzolën e tij. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme