Britanku bën tatuazh fytyrën e Trump NULL NULL 16.11.2016 11:55 16.11.2016 11:55 Një fans i Donald Trump’it nga Britania e Madhe, e ka bërë tatuazh fytyrën e tij në këmbë. Dave Singleton e ka bërë tatuazh fytyrën e republikanit amerikan në këmbën e tij, bashkë me sloganin: “Në Trumpin ne besojmë”. 38 vjecari britanik i cili Hillary Clintonin e sheh si pjesë të establishmentit amerikan, ka vendosur qe prej simpatisë së madhe që ka për Trumpin, ta mbajë në trupin e tij gjithë jetën. “Nuk besoj në cdo gjë që Trump thotë, mirëpo besoj që ai mund të jetë njeriu që i rregullon gjërat për së miri në Amerikë”, ka thënë Dave, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.