Britaniku kaloi 36 orë duke u lëkundur për të thyer Rekordin Botëror (VIDEO) NULL NULL 19.05.2022 06:16 19.05.2022 06:16 Një britanik kaloi 36 orë duke u lëkundur përpara dhe mbrapa në një luhatëse fëmijësh për të thyer një rekord botëror Guinness. Richard Scott, 51 vjeç, nga Kinross, Angli, filloi të lëkundet në orën 6:10 të mëngjesit të së shtunës në fushën e kriketit Larder të Loch Leven dhe përfundoi të dielën në mbrëmje. Scott-it iu lejua një pushim prej pesë minutash për çdo orë që kalonte në lëkundje dhe ai i kurseu pushimet e tij për të marrë një sy gjumë në orën 3 të mëngjesit. Maratona e lëkundjes 36-orëshe e Scott theu rekordin prej 34 orësh, i cili u vendos nga Quinn Levy në tetor 2020. Klubi Rotary i Kinross dhe District, ku Scott është anëtar, ndau videon e përpjekjes për rekord në Facebook, transmeton Klankosova.tv.