Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britania e Madhe thotë se paketa e saj më e madhe e ndihmës për Gazën ka mbërritur

NULL NULL
20.03.2024 13:17
gaza palestine ndihma
Palestinezët teksa presin ndihmë humanitare. Foto: AP

Ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur se dorëzimi më i madh i ndihmave të Mbretërisë së Bashkuar për Gazën ka mbërritur.

“Më shumë se 2 mijë tonë ndihma ushqimore që hynë në Gaza përmes korridorit tokësor jordanez po shpërndaheshin nga Programi Botëror i Ushqimit dhe do të ushqejnë më shumë se 275 mijë njerëz”, u tha në njoftim.

Ministria njoftoi se çdo pako ushqimore është projektuar për një familje pesë anëtarëshe, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

” Çdo pako ushqimore është projektuar për një familje pesë anëtarësh dhe përbëhet nga perime të konservuara, mish dhe hurma. Paketa mund të plotësojë gjysmën e nevojave ditore të kalorive”, ka thënë tutje ministria.

lajme të ngjashme