“Britania e Madhe luajti rol kyç në bisedimet e armëpushimit”, thotë ministri i jashtëm i Pakistanit NULL NULL 10.05.2025 16:48 10.05.2025 16:48 Ministri i Jashtëm i Pakistanit Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishaq Dar tha se India dhe Pakistani u angazhuan në “komunikim të drejtpërdrejtë” dhe “si rezultat u arrit një marrëveshje e përbashkët”. Dar shtoi se vende të tjera u përfshinë gjithashtu në gjetjen e një rezolute – “më së shumti Mbretëria e Bashkuar”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, luajti një rol kyç në këtë proces”. Nga ana tjetër, sekretari i Jashtëm David Lammy thotë se armëpushimi është “i mirëpritur”. “Unë u bëj thirrje të dyja palëve ta mbështesin armëpushimin”.