Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mirëpresin fundin e Assadit NULL NULL 08.12.2024 14:30 08.12.2024 14:30 Bashar Al Assad. Foto nga arkivi Udhëheqësit perëndimorë po e mirëpresin rënien e regjimit të presidentit siran Bashar al-Assadit. Presidenti francez Emmanuel Macron postoi në rrjetet sociale: “Shteti barbar ka rënë. Më në fund”. “I bëj nderim popullit sirian, guximit të tij, durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, u dërgoj atyre urimet e mia për paqe, liri dhe unitet. Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai. Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti rënien e Asadit “lajm të mirë” dhe kërkoi një zgjidhje politike për të stabilizuar Sirinë, sipas AFP-së. “Bashar al-Assad shtypi popullin e tij brutalisht. Ai ka jetë të panumërta në ndërgjegjen e tij dhe ka shtyrë shumë njerëz të ikin, shumë prej të cilëve kanë mbërritur në Gjermani,” tha Scholz, sipas agjencisë së lajmeve. Zëvendëskryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Angela Rayner tha se nëse regjimi i Asadit ka rënë, atëherë qeveria “e mirëpret atë lajm”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.