Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britania dhe Franca regjistrojnë numër rekord të infektimeve me COVID-19

NULL NULL
25.09.2020 07:44

Britania e Madhe dhe Franca kanë regjistruar numër rekord të rasteve të infektimit me COVID-19 për një ditë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 16 mijë raste të reja në Francë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa në Britani të madhe janë regjistruar 6.632 raste të reja gjatë ditës së enjte, një rekord i ri ky për vendin.

Kujtojmë se deri më tani, janë regjistruar mbi 3 milionë raste me COVID-19 në Evropë.

Ndërsa globalisht, pandemia ka marrë jetën e 972,221 personave.

klankosova.tv

lajme të ngjashme