Britani: Ilaçe specifike për secilin pacient në bazë të ADN-së NULL NULL 05.03.2018 16:45 05.03.2018 16:45 Mjekët familjar do të ofrojnë testime gjenetike në mënyrë që të gjejnë se cilat ilaçe funksionojnë më së miri individualisht tek secili pacient në bazë të AND-së. Teknika e ilaçeve të precizuara janë përdorë më parë nëpër spitale për të trajtuar sëmundjet e rralla gjenetike. Mirëpo tani mjekët në Britani ofrojnë këtë trajtim për të mjekuar sëmundje më të zakonshme siç mund të jetë depresioni apo astma. Besohet se medikamentet e personalizuara do të kursejnë buxhetin e NHS dhe kohën e pacientëve duke evituar efektet anësore tek ta.