Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Britani e Madhe: Shqiptari dënohet me 22 vjet burgim, i sulmoi me thikë e shkop bejsbolli disa persona

NULL NULL
08.12.2022 23:13

Një shqiptar është dënuar me 22 vjet burgim në Britani.

Ai akuzohet se ka sulmuar disa persona me thikë e shkop bejsbolli në një dyqan në Oxford.

Bëhet fjalë për Argjend Canakun.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, cak i sulmit kishte qenë një person i cili e kishte sulmuar më parë të riun shqiptar.

Avokatja i kërkoi gjykatësit një dënim me kusht për 23-vjeçarin shqiptar.

Ajo deklaroi se klienti i saj një fëmijëri traumatike në Shqipëri pasi babai i tij polic ishte vrarë.

Pasi kërkoi azil në Britani, ai kishte qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale, shkruan Dailymail përcjell Klankosova.tv

23-vjeçari nga Shqipëria ishte arrestuar disa herë për drogë dhe dhunë, por asnjëherë nuk është dënuar, përcjell Klankosova.tv

lajme të ngjashme