Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Briken Calja fiton dy medalje në Kampionatin Europian në Moskë

NULL NULL
07.04.2021 19:15

Peshëngritësi Briken Calja ka fituar dy medalje në Kampionatin Europian për peshëngritje, e cila po mbahet në Moskë të Rusisë.

Calja të martën garoi në kategorinë deri në 73 kilogram, fitoi medaljen e argjendtë dhe të bronztë, në dy stile të ndryshme, transmeton Klan Kosova.

Për Caljen është viti i pestë rresht që sjell medalje për Shqipërinë.

”Në mes të Moskës, Briken Calja dhe peshëngritja shqiptare doli kokëlartë dhe krenar duke dridhur një Europë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses mëse të merituar”.

”Për vitin e 5-të rresht vazhdoj të sjell medalje për Shqipërinë pavarësisht ulje ngritjeve”, tha Calja përmes një postimi në facebook.

Ulje ngritje ka pasur Federata e Peshëngritjes të Shqipërisë pas disa skandaleve me doping, që i fundit ishte i Arber Cercizi pasi ky doli pozitiv për kokainë, raporton insidethegames, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme