Brie Larson bëhet pjesë e filmit Fast & Furious, mirëpritet nga Vin Diesel NULL NULL 11.04.2022 09:45 11.04.2022 09:45 Aktorja e njohur, Brie Larson,është kthyer fuqishëm në fushën e filmit. 32-vjeçarja do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të serive të filmave Fast & Furious. Ajo këtë e festoi të dielën me producentin dhe aktorin e filmit, Vin Diesel. “E emocionuar nuk di si ta shpjegojë se si ndihem për t’iu bashkuar familjes Fast”, ka shkruar Larson. “Faleminderit që më mirëpritët me kaq shumë dashamirësi dhe emocion, Vin Diesel. Mezi pres të ndaj më shumë detaje me ju kur të mundem”, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.