Brezat në Trepçë: Bëhet drejtor, aty ku e humbi babanë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 14.01.2024 20:36 nga Flamur Gajtani 14.01.2024 20:36 Nga e premtja, edhe zyrtarisht siguroi ulësen e të parit të “Trepçës”. Udhëheqja e ndërmarrjes metalurgjike, sa është përgjegjësi për mitrovicasin Bashkim Kurti po aq edhe emocion, pasi i njëjti është bir minatori që më 1987 vdiq brenda minierës. Pas gati 4 dekadave nga vdekja aksidentale e Qamil Kurtit bashkë me një koleg të tij, 48 vjeçi është krenar për pozitën e fituar. Si shef i ri e me përvojë profesionale mbi 24 vjeçare, Kurti zotohet se do ta kthejë ndërmarrjen në profitabile, pa anashkaluar përkrahjen e “luanëve të nëntokës” siç ky i quan minatorët. Koordinim e rezultate të mira, presin edhe minatorët sindikalistë që drejtorit të ri ia njohën edhe babain e ndjerë. Mandatin tre vjeçar për të cilin thotë se nuk munguan urimet e shumta, Kurti do ta marrë ditëve në vijim, pasi ta dorëzon pozitën e kryeshefit në ujësjellësin e Mitrovicës.