Brenda disa ditëve pesë vdekje si pasojë e aksidenteve në Pejë (VIDEO) NULL NULL 10.07.2025 07:15 10.07.2025 07:15 Aksident, foto ilustruese Rajoni i Pejës është tronditur nga ngjarjet e fundit. Gazetari korrespodent, Valdrin Daci për “Ora Shtatë” tha se pesë persona kanë vdekur brenda një periudhe mjaft të shkurtër, si pasojë e aksidenteve të trafikut, transmeton Klankosova.tv. “Në periudhën e fundit në Pejë, ka pesë të vdekur si pasojë e aksidenteve të trafikut.. Nisur nga Istogu, një vetaksident, një motoçiklistë që vdiq javën e kaluar, dy të vdekur të mitur në Treboviq dhe e kemi rastin e ditës së djeshme, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën”, tha Daci.