Brazili tejkalon Italinë dhe Spanjën për numrin e të infektuarve NULL NULL 17.05.2020 10:23 17.05.2020 10:23 SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images) Brazili ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus të shtunën, duke kaluar Italinë dhe Spanjën që ishin epiqendra e virusit në Evropë. Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka regjistruar 14,919 raste të reja në 24 orë duke e çuar numrin total në 233,142 raste. Sipas statistikave, Brazili ka numrin më të madh të rasteve pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Britanisë. Numri i testimeve të kryera në Brazil është ende shumë larg nga shtetet tjera evropiane. Ndërkaq, Italia dhe Spanja kanë kryer 1.9 milion teste për koronavirusin. Ministria e Shëndetësisë në Brazil të shtunën raportoi për 816 viktima të reja nga virusi, ndërkaq numri total ka rritur në 15,633./REL