Brazili do ta pres deri më 25 maj përgjigjen e Ancelottit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Brazili do ta pres deri më 25 maj përgjigjen e Ancelottit

NULL NULL
nga Andi Shabani 26.04.2023 15:39

“Para se të vijojmë me planin B duhet ti shkojmë deri në fund atij A”

Kështu deklaroj së fundi presidenti i Federatës braziliane të futbollit, Ednaldo Rodrigues, kur u pyet për përzgjedhësin e radhës të kombëtarës së Brazilit.

Edhe pse Rodrigues nuk foli me emra, por plani “A” i tij është Carlo Ancelotti.

Vet trajneri italian e kishte zbuluar para medieve oferten e Brazilit duke deklaruar se dëshira e tij është të mbetet te Real Madridi.

“Carlito” ka kontratë me madrilenet edhe për sezonin tjetër.

Megjithatë një e shkëputje e bashkëpunimit para kohe është i mundur në rast se Reali e mbyll sezonin pa asnjë trofe të fituar.

E Federata braziliane do ta mësoj fatin e Ancelottit më së largu më 25 maj, atëherë kur sezoni aktual do të jetë nga fundi, me shpresën që më pas do të marrin një “Po” nga trajneri i suksesshëm italian.