Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bratisllava mbushet me shqiptarë të Kosovës: Sot ndeshja historike e ‘Dardanëve’ (VIDEO)

NULL NULL
26.03.2026 09:01

Gazetari Zgjim Veliu do ndjek nga afër ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Sllovakisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Veliu tha se koha në Bratisllavë është me shi, por sipas tij, ky mot nuk e ndalë Kombëtaren tonë, transmeton Klankosova.tv.

“Ne kemi ardh që herët dje në Bratisllavë, qyteti ndahet në dy zona, zona e vjetër dhe ajo e reja. Në zonën e vjetër ka pasur shumë tifozë shqiptarë, emocioni është i papërshkrueshëm, ndeshja është historike dhe ne presim që të kemi shumë tifozë shqiptarë, siç kemi pasur gjithmonë”, tha Veliu.

Ai shtoi se Kosova është me mungesa shumë të rëndësishme, megjithatë, ai tha se Dardanët nuk i ndalë as kjo mungesë.

lajme të ngjashme