Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BQK: Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim

NULL NULL
19.07.2024 13:46
BQK

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim, e po ashtu që shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale.

Me anë të një kumtese për media, tutje ky institucion bën të ditur se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe se nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet.

“Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar. Disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre, dhe se në atë rast, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë”, thonë nga BQK, duke theksuar edhe se sistemi ndër-bankar i pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.

lajme të ngjashme