Botuesit e mëdhenj refuzojnë ta publikojnë autobiografinë e Woody Allen NULL NULL 04.05.2019 22:30 04.05.2019 22:30 CANNES, FRANCE - MAY 11: Director Woody Allen attends the 'Cafe Society' Photocall during The 69th Annual Cannes Film Festival on May 11, 2016 in Cannes, France. (Photo by Epsilon/Getty Images) Askush nuk dëshiron të publikojë autobiografinë e Woody Allen. Botuesit e mëdhenj kanë refuzuar të lidhin kontratë me regjisorin pasi nuk duan të dëmtojnë imazhin e tyre. Refuzimi ka nisur pas lëvizjes Me Too, ku jo vetëm kolegë nuk kanë pranuar të punojnë më me të, por edhe Amazon për të njëjtën arsye nuk i shpërndan më filmat e regjisorit aq të lakmuar të Hollivudit. “New York Times” shkruan se shkak është bërë rishfaqja e akuzave të vjetra për ngacmim seksual ndaj vajzës së adoptuar të regjisorit. Vitin e kaluar Woody Allen propozoi një memoar – i cili është një histori e jetës së tij, ndryshe nga autobiografia, e cila është historia e jetës, por botuesit e mëdhenj, sipas gazetës e refuzuan, madje pa e lexuar, dorëshkrimin e Allenit që kishin marrë nga agjenti i tij. Disa kanë përdorur fjalën “toksike” për të përshkruar rrezikun për të punuar me Allen në këtë moment: jo vetëm për çështje etikë, por edhe për rrezikun e një dështimi të madh tregtar, shkruan lapsi.al Në mes të lëvizjes feministe #MeToo, Allen ishte kritikuar për mbrojtje pjesërisht të ish-regjisorit Harvey Weinstein, ndërsa akuza e vjetër për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farrow, ishte rishfaqur. Woody Allen kurrë nuk ka shkruar një autobiografi; në vitin 2003 ai ishte gati të lidhë një marrëveshje me shtëpinë botuese Penguin për 3 milionë dollarë, por përfundoi duke kërkuar më shumë para dhe pakti dështoi. klankosova.tv