Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borxhi publik global shkon në rekord prej 92 trilionë dollarësh

NULL NULL
14.07.2023 20:44
Borxhi

Borxhi publik global ka prekur rekord prej 92 trilionë dollarësh, derisa qeveritë kanë marrë hua më tepër për të zvogëluar efektet e serive të krizave.

Janë Kombet e Bashkuara që kanë nxjerr një raport në të cilin thuhet se borxhi publik anembanë botës është pesëfishuar në dy dekadat e fundit, derisa Bruto Produkti Vendor vetëm është trefishuar.

Ky raport është publikuar para takimit të ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G20-ës, transmeton KlanKosova.tv.

“Nuk duket se është problem për tregjet, por është për qytetarët”, ka thënë para reporterëve, Antionio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

“Disa prej vendeve më të varfra në botë janë duke u shtyrë që të zgjedhin midis shërbimit ndaj borxhit apo shërbimit ndaj njerëzve”.

Të dhënat tregojnë se 3.3 miliardë njerëz jetojnë sot në vende që kanë shpenzuar më shumë para në norma interesi sesa për shëndet dhe edukim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.