Borrelli: Nëse s’e mbështesim, Ukraina bie brenda pak ditësh NULL NULL 06.05.2023 00:40 06.05.2023 00:40 Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se në rast se vendet perëndimore nuk e mbështesin Ukrainën, kjo e fundit i nënshtrohet Rusisë brenda disa ditësh. Sipas tij, situata aktuale brenda vendit të shkatërruar nga lufta nuk është e favorshme për nisjen e bisedimeve formale të paqes, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. “Për fat të keq, ky nuk është momenti për biseda diplomatike rreth paqes. Është momenti i mbështetjes ushtarake të luftës”. “Nëse doni paqe, bëjeni Rusinë të tërhiqet. Bëjeni Rusinë të ndalojë luftën. Mos më thoni të ndaloj së mbështeturi Ukrainën, sepse nëse ndaloj së mbështeturi Ukrainën, sigurisht që lufta do të përfundojë së shpejti,” vazhdoi ai. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv
Kosova Drejtuesit e Malouf flasin për bashkëpunimin me Comodita: Produktet janë të standardeve amerikane (VIDEO) 2 months