Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borrelli e do “Open Balkan”, Scholz “Procesin e Berlinit” (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 13.07.2022 20:14

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar edhe njëherë se vendi që ai e udhëheq do të bëjë “shumë punë” që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkim Evropian.

Në funksion të këtij premtimi,Scholz, premton ringjallje të një procesi të bashkëpunimit rajonal ballkanik që e nisi paraardhësja e tij në post, Angela Merkel.

“Unë personalisht dua që edhe njëherë të forcoj angazhimin gjerman duke aktivizuar sërish “Procesin e Berlinit” i cili ka fituar aq shumë vlerësim nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë ne sjellim vrull të ri në procesin e bisedimeve të anëtarësimit në BE”, tha Scholz ,të martën pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, në Berlin.

Sipas planit udhëheqësit e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjës e Serbisë, në vjeshtë do të jenë mysafir të Scholz.

Ndërkohë, krye-diplomati evropian, Josep Borrell, në intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” foli për një proces ku duhet të marrin pjesë gjitha vendet e rajonit.

Kjo kur u pyet për  nismën “Ballkani i Hapur” ku Kosova refuzon të jetë pjesëmarrëse.

Borrell, ka shtuar se liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për bashkëpunim që është i rëndësishëm për integrimet evropiane. Ai, ka përmendur në këtë kontekst krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

lajme të ngjashme