Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Borrell përgëzon Sandun për postin e ri si presidente e Moldavisë

NULL NULL
04.11.2024 10:06

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell e ka uruar Maia Sandun pasi mori postin e presidentes së Moldavisë.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Borrell thotë se moldavët treguan edhe një herë vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme evropiane.

“Të përgëzoj me gjithë zemër, Maia Sandu për fitoren tuaj në zgjedhjet presidenciale në Moldavi. Moldavët kanë treguar edhe një herë vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme evropiane pavarësisht përpjekjeve hibride për të minuar demokracinë”, ka shkruar Borrelli, raporton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme