Boris Johnson po shërohet nën kujdesin intensiv NULL NULL 09.04.2020 14:57 09.04.2020 14:57 Gjendja shëndetësore e Kryeministrit britanik Boris Johnson është duke u përmirësuar pasi ai po trajtohet në intensivë, ku ai po lufton kundër Covid-19. Johnson i moshës 55 vjeçare u shtrua në spitalin “ST Thomas” të dielën (05 prill, 2020) në mbrëmje, pasi mjekët e tij i kishin rekomanduar një gjë të tillë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Atij i është dhënë mbështetje me oksigjen, por nuk është vendos në një ventilator. “Gjërat po bëhen më mirë për të. Ai është i qëndrueshëm dhe po përmirësohet nën trajtimin e stafit mjekësor”, ka thënë ministri i Kulturës, Oliver Doëden. klankosova.tv