Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bordi i Paqes: Marrëveshjet ndërkombëtare janë obligim shtetëror – Kosova duhet të mësojë nga gabimet e saj!

123
string(14) "Albert Prenkaj" string(61) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2025/12/IMG_3622.png"
nga Albert Prenkaj 17.04.2026 12:43

Mungesa e kapacitetit kognitiv për të udhëhequr me përgjegjësi shtetërore në të kaluarën e afërt e kishte ngarkuar Kosovën me sanksione nga Brukseli zyrtar, me pezullimin e dialogut strategjik me SHBA, mos anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe një sërë demarshesh kolektive diplomatike nga shtetet mike.

Aventura e re e Kosovës me draftimin e ligjit për ratifikim të Kartës së Bordit të Paqes në të cilën Kosova u anëtarësua, është lojë e re me zjarr. Një marrëveshje bilaterale apo traktat i nënshkruar tërheq me vete përgjegjësi ndërkombëtare.

Konventa e Vjenës e vitit 1969 mbi Traktatet në mënyrë të qartë sanksionon relacionin e nënshkruesit të marrëveshjeve.

Vendet e BE-së nuk treguan disponim të anëtarësohen në Bordin e Paqes duke nxjerr arsyetime të ndryshme. Italia u arsyetua me konfliktin “e pakapërcyeshëm” me kushtetutën e saj, e cila kërkon barazi midis kombeve në organet ndërkombëtare.

Gjermania refuzoi t’i bashkohej “Bordit të Paqes” të udhëhequr nga SHBA-të për Gazën për shkak të kufizimeve kushtetuese, shqetësimeve për qeverisjen dhe potencialit për të minuar Kombet e Bashkuara. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar refuzuan të bashkoheshin me Bordin e Paqes (që nga shkurti i vitit 2026) për shkak të shqetësimeve se organi, i udhëhequr nga Donald Trump, minon Kombet e Bashkuara, i mungon përafrimi formal me OKB-në dhe përfshin figura kontraverse si Vladimir Putin.

Franca përmendi në mënyrë specifike mandatin e tejzgjatur të bordit përtej Gazës, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ngriti çështje në lidhje me kuadrin ligjor të traktatit të bordit dhe rolin e tij në një strategji gjeopolitike më të gjerë dhe të errët.

Në ndërkohë Shqipëria, edhe përkundër mungesës së kryeministrit Rama në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, ka ratifikuar Marrëveshjen.

Vizita e parë zyrtare – bilaterale e kryeninistrit Kurti në Paris i pritur nga Presidenti Macron, pas heqjes së sanksioneve, shënon një nivel të lartë në një qendër nga pesë qendrat mike të Kosovës.

Komunikimi jo adekuat me SHBA edhe me administratën Biden, tashmë i pamjaftueshëm me administratën Trump dhe sinjalet nga Parisi dhe Londra e porteretizojnë Kurtin më të afërt me këto dy të fundit.

Nga kjo prespektivë mund të hamendësohet se taktizimi i fundit në trajtim të draft ligjit për ratifikim të Kartës së Bordit të Paqes ka të bëjë me qëndrimet e vendeve evropiane, me qëllim të krijimit të një balansi eventual.

Shtrohet pyetja: E çfarë balansi mund të nxjerr një shtet si Kosova, duke mos qenë pjesë e kornizës ndërkombëtare të OSBE-së, me një shans të mirë të anëtarësimit në një platformë ndërkombëtare siç është Bordi i Paqes, në të cilën shanset për vëmendje (njohje eventuale) ndaj Kosovës janë më se evidente.

lajme të ngjashme