Bora zbardh Korçën (VIDEO) NULL NULL 22.11.2022 11:28 22.11.2022 11:28 Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur sot qarkun e Korçës, qytetin juglindor. Këto pamje vijnë nga zonat më të larta malore si Mali i Thatë, Mokra dhe fshati Shtyllë në Bashkinë e Korçës. Nuk paraqiten problematika për shkak se reshjet e borës kanë qenë jo në formë të dendur, shkruan Euronews. Edhe fshati turistik i Dardhës mbrëmjen e djeshme është prekur disa minuta nga bora. Temperaturat ditën e sotme shënojnë 9 gradë maksimale dhe 4 minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të shkojnë nën zero.