Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bora – Trepça përmbyll javën e 21-të të Superligës në basketboll

NULL NULL
27.02.2025 09:47
Trepça vs Bora, foto nga arkivi

Java e 21-të e ProCredit Superligës në basketboll përmbyllet këtë të enjte.

Klubi nga kryeqyteti, Bora do të jetë nikoqir Trepçës në përballjen që do të zhvillohet nga ora 19:00.

Bora aktualisht zë vendin e 7 në tabelë me 26 pikë nga 20 xhiro, për dallim nga Trepça që gjendet në pozitën e dytë tabelare me 34 pikë nga po kaq ballafaqime.

Përballjen mund ta ndiqni në kanalin sportiv S1 të platformës Artmotion.

lajme të ngjashme