Bora – shkak për anulimin e dhjetëra fluturimeve në aeroportin e Amsterdamit NULL NULL 03.12.2023 15:37 03.12.2023 15:37 Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit të dielën. Kjo për shkak të reshjeve të borës që pritet të arrijnë në Holandë pasdite. Faqja e internetit e “Schiphol” rreth mesditës tregoi se pothuajse 150 fluturime hyrëse dhe dalëse ishin anuluar. Linja ajrore holandeze KLM, përdoruesi kryesor i aeroportit, i tha agjencisë holandeze të lajmeve ANP se kishte anuluar 65 fluturime evropiane pasdite dhe mbrëmje, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.