Bondsteel i dhuron tre shtretër QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve NULL NULL 13.03.2026 12:24 13.03.2026 12:24 Foto nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama - Shtretërit e dhuruar si donacion nga Bondsteel-i amerikan Bondsteel-i Amerikan ka dhënë tre shtretër spitalorë si donacion për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve. Ky donacion, njofton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, se u realizua me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, i pari i Prishtinës theksoi se çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet e kryeqytetit,është një hap më shumë drejt një qyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij. “Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian (LMT Italiane). Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një Kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij”, ka shkruara Rama.