“Bombë” nga Spanja: Diego Simeone në verë largohet nga Atletico Madrid NULL NULL 02.02.2026 19:45 02.02.2026 19:45 Sipas raportimit të portalit spanjoll Fichajes, Diego “Cholo” Simeone do të largohet nga posti i trajnerit të Atlético Madrid në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një epoke historike në klubin madrilen. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se vendimi nuk lidhet drejtpërdrejt me rezultatet por me marrëdhëniet e ftohura mes Simeones dhe pronarit të ri, fondit Apollo, i cili ka një vizion të ndryshëm për drejtimin e klubit. Mospërputhjet në mënyrën e menaxhimit dhe strategjinë afatgjatë kanë çuar palët drejt një ndarjeje të dakorduar. Simeone ka drejtuar Atléticon për rreth 15 sezone dhe e ka rikthyer klubin në elitën e futbollit evropian. /Klankosova.tv