Bomba me vitamina për të rritur imunitetin e fëmijëve NULL NULL 22.12.2017 15:00 22.12.2017 15:00 Një imunitet i mirë është rezistenca e trupit ndaj sëmundjeve të ndryshme prandaj është përgjegjës për shëndetin tonë të mirë. Edhe pse barnatoret kanë shumë produkte për të forcuar imunitetin, barnat popullore janë një zgjidhje shumë më e mirë. Kjo është e kuptueshme sepse asnjë përgatitje sintetike nga barnatoret nuk mund të zëvendësojë produktet natyrore që janë lehtësisht të disponueshme dhe shumë efektive në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, transmeton Klan Kosova. Përgatitni këtë recetë që ndryshe njihet si bomba me vitamina që forcon imunitetin e fëmijëve. Përbërësit: 100 gr rrush të thatë 150 gramë arra 100 gr bajame Lëkura e dy limonëve 100 gr kajsi të thara 100 gr kumbulla të thara 1250-300 gr mjaltë Përgatitja dhe përdorimi: Bluani rrushin e thatë, arrat, bajamet dhe lëkurën e limonit. Në këtë përzierje hidheni lëngun e dy limonëve, më pas shtoni kumbullat dhe kajsitë e thata. Në fund, shtoni mjaltin dhe përzieni mirë. Lëreni këtë përzierje të qëndrojë në ambient të errët për 1-2 ditë. Për fëmijët mbi 3 vjeç, duhet të konsumojnë 1 lugë çaji në ditë, për fëmijët më të rritur, 1-2 lugë në ditë. Përzierjen mbajeni në frigorifer!