Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Boksierja Donjeta Sadiku e gatshme për turneun në Turqi

NULL NULL
14.04.2023 16:29
Boksierja Donjeta Sadiku
Boksierja Donjeta Sadiku

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Çesme” që do të mbahet në Izmir të Turqisë nga 22 prilli deri më 1 maj.

Në lidhje me formën e Sadikut, trajnerja Marjola Sallauka, e cila bashkë me të janë në Izmir që nga 10 prilli, është shprehur se ajo është në formë të mirë dhe e gatshme për turneun, transmeton Klankosova.tv.

“Këto përgatitje dhe ky turne janë të mirëseardhura për Donjeta Sadikun, e cila duhet të ruaj formën dhe të vazhdojë me përgatitjet që të jetë e gatshme për garat kualifikuese për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që do të mbahen në Krakow të Polonisë nga 21 qershori deri më 2 korrik.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme