Boksieri kosovar dominon në Austri NULL NULL 31.05.2015 12:42 31.05.2015 12:42 Boksieri me prejardhje kosovare, Gëzim Tahiri ka mposhtur boshnjakun Zeljko Bojiq në meçin që u zhvillua mbrëmë, në kategorinë deri në 90 kg, transmeton Klan Kosova. Ai vjen nga Komuna e Kamenicës, ndërsa jeton në Austri. Në 12 përballjet e fundit, Tahiri ka 11 fitore dhe vetëm një humbje. Dueli i mbrëmshëm i tij i ka paraprirë duelit kryesor që mbahet në shtator të këtij viti për titullin e Austrisë. Meçi i mbrëmshëm ishte i pari pas një viti, prej humbjes që pësoi në Finlandë.