Boksierët Shpëtim dhe Bashkim Bajoku marrin pjesë në kampin përgatitor në Sofje të Bullgarisë NULL NULL 15.05.2024 19:14 15.05.2024 19:14 Boksierët Shpëtim dhe Bashkim Bajoku të udhëhequr nga përzgjedhësi Faton Xhakli, prej disa ditësh po marrin pjesë në kampin përgatitor në Sofje të Bullgarisë, përgatitje këto që do t’iu shërbejnë para turneut të dytë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024. Turneu kualifikues mbahet prej 24 maj deri më 2 qershor në Bangkok të Tajlandës. Komiteti Olimpik i Kosovws ka bwrw tw ditur se do ua mbulojnw shpenzimet, në cilësinë e bursistit olimpik.