Boksierët kosovarë rrezikojnë pjesëmarrjen në Botërorin e Tashkent-it NULL NULL nga Endrit Zogaj 26.04.2023 12:24 nga Endrit Zogaj 26.04.2023 12:24 Kampionati Botëror i boksit do të zhvillohet nga 1 deri më 15 maj në Tashkent të Uzbekistanit. Kosova ka planifikuar të përfaqësohet më tre boksierë në këtë garë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Loris Idrizi. Por, si gjithmonë, pjesëmarrja e kosovarëve kushtëzohet nga vizat e vendit organizator. Këtë shqetësim e ka shprehur sot edhe Federata e Boksit të Kosovës përmes një njoftimi. Sipas tyre, në rast së vizat nuk lëshohen deri në fund të kësaj jave ekipi i kosovarë i boksit nuk do të mund të marrë pjesë në kampionatin Botërorë. FboxK shpreson që Uzbekistani do t’ua lëshojë vizat në mënyrë që boksierët kosovarë të marrin pjesë në këtë garë.