Boksierët kosovar fitojnë 5 medalje dhe një trofe (FOTO) NULL NULL nga Naim Selmani 27.09.2021 14:52 nga Naim Selmani 27.09.2021 14:52 Kombëtarja e Kosovës në boks ka arritur sukses të madh në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović Taljan” që u zhvillua në Sarajevë nga 22 deri më 27 shtator 2021. Ekipi kosovar fitoi 5 medalje dhe 1 trofe. Në kategorinë 86kg Taulant Jakupi fitoi medaljen e artë dhe trofeun si boksieri tekniku më i mirë. Ndërsa në kategorinë 75kg boksierja Albulena Gubetini u stolis me medalje të artë. Pastaj në kategorinë 67kg Loris Idrizi arriti tek medalja e argjendtë, kurse në 63.5kg Drilon Arifit i takoi medalja e bronztë dhe në 71kg Patriot Behrami po ashtu fitoi medalje të bronztë. Përzgjedhës në turneu ku morën pjesë 17 shtete me 116 boksier ishte Besim Brahimi.