Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Boeingu i “United Airlines” humb një panel të jashtëm gjatë fluturimit (FOTO)

NULL NULL
16.03.2024 19:54
Boeing 737-800 i United Airlines
Boeing 737-800 i United Airlines

Administrata e Aviacionit Federal të ShBA-së, është duke hetuar se si një Boieng 737-800 i “United Airlines” humbi një panel të jashtëm para se të ateronte sigurt në Oregon.

Fluturimi 433 preku tokën në aeroportin e Medfort rreth orës 13:45 të së premtes, derisa po bartte 139 pasagjerë bashkë me gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit nga San Francisko.

FAA ka njoftuar se aeroplani i vjetër 25 vjet është inspektuar me të ateruar ku dhe është parë se i mungon një panel. Kjo sipas tyre duhet të hetohet derisa theksohet se nuk është shpallur asnjë emergjencë ngaqë nuk ka pasur indikacione për dëmtim të aeroplanit gjatë fluturimit, raporton The Guardian, transmeton KlanKosova.tv.

“Ne do të kalojmë përmes një ekzaminimi të aeroplanit dhe performancës, do të bëhen të gjitha riparimet dhe atëherë aeroplani do të kthehet në shërbim”, ka thënë kompania.

Paneli i dëmtuar i Boeing
Paneli i dëmtuar i Boeing

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.