Bodybulideri që kishte pasion për trup perfekt vdes nga kanceri NULL NULL 22.07.2015 11:20 22.07.2015 11:20 Dean Wharmby ishte një bodybulider që ka vdekur në moshën 39 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancer. Wharmby i është thënë në nëntorin e vitit të kaluar se ai kishte vetëm disa javë jetë pasi që tumori në mëlqi i ishte rritur shumë, transmeton Klan Kosova. Ai ka ndërruar jetë të dielën në spital e krah tij ishte edhe partnerja e tij e jetës, Charlotte Rigby. Wharmby kishte një faqe të tij në Facebook të quajtur “Dean’s Journey”, ku i tregonte 10 mijë ndejkësve të tij eksperiencat e tij me sëmundjen. Ai postonte në këtë rrjet social, mënyrat e tij të veçanta për të luftuar kancerin me medikamente natyrale. Por ai kishte pranuar se pasioni i tij për të pasur një trup perfekt mund të i’a ketë shkaktuar kancerin. Kjo sepse ai çdo ditë ushqehej me ushqime të shpejta, ku merrte pothuajse 10 mijë kalori në ditë. Ai gjithashtu pranoi se në fillim të karrierës së tij prej bodybulideri kishte përdorur proteina. Të dielën gruaja e tij ka postuar në Facebook një shkrim ku tregonte për vdekjen e tij. “Dan është duke vallëzuar me engjëjt në një vend ku nuk ka kufi. E di që ata e kanë pritur me krahë të hapura thesarin e shpirtit të tij të mirë. Jeta pas vdekjes bëhet ashtu siç personi uron ose beson të jetë, dhe për Dean ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri ku ai do të jetë engjëlli im, dhe ku ai është i lirë, është në shtëpi, është i lumtur, dhe është i Dean i pastërt – pa pjesët e jetës njerëzore që e kanë kthyer atë prapa. Pushofsh në paqe i dashur. Faleminderit që më ke zgjuar. Të dua”, janë fjalët që kishte përzgjedhur Charlotte për të shprehur dhembjen nga ndarja nga jeta e dashurisë së saj.