Bodybuilderja 80 vjeçare (FOTO) NULL NULL 19.08.2016 13:00 19.08.2016 13:00 Shumë persona e mendojnë e e rimendojnë që të shkojnë në palestër, e shpeshëherë ato mbesin thjeshtë plane që nuk realizohen asnjëherë. E nëse ende jeni duke menduar, atëherë duhet ta shikoni gruan më të moshuar që merret me bodybuilding, transmeton Klan Kosova. Ernestine Shephered sot feston ditëlindjen e 80-të dhe ende jo vetëm që nuk i ka lënë ushtrimet, por ajo vazhdon të merr pjesë nëpër gara dhe maratona. Ndonëse është 80 vjeçe trupi i saj duket si i një 20 vjeçare. Edhe Ernestine ka thënë se shumicën e jetës së saj nuk kishte ushtruar asnjëherë dhe ishte një person aspak aktiv. Ajo filloi që të ushtrojë në moshën 56 vjeçe, së bashku me motrën e saj. Të dyja ranë në dashuri me ushtrimet dhe filluan që të marrin pjesë nëpër gara. Në vitin 2010, ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness si bodybuilder më e vjetër në botë. Dita e saj fillon shumë ama shumë herët. Ajo zgjohet në ora 3 ku fillon meditimi e më pas bënë joga. Në ora 8 ajo fillon të bëjë ushtrime, por ajo nuk qëndron asnjëherë më shumë zgjuar se sa deri në ora 22:00. Dieta e saj përbën oriz, pulë, gështenja, drithëra, vezë dhe ujë sa më shumë që të jetë e mundur.