Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BMW futet brenda shtëpisë njëkatëshe, lëndohet rëndë 92 vjeçarja në Bolton

NULL NULL
28.11.2021 20:34

Një grua 92-vjeçare ndodhet në spital me lëndime të rënda pasi një BMW hyri në shtëpinë e saj.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e zezë brenda shtëpisë njëkatëshe të saj.

Mësohet se BMW-ja u përplas me parmakët jashtë shtëpisë së pensionistes në Bolton herët të dielën në mëngjes.

Policia konfirmoi se ajo ishte brenda në atë kohë dhe pësoi ‘lëndime të rënda në këmbë’, shkruan Manchestereveningnews, përcjellë Klankosova.tv.

“Ajo u dërgua në spital ku mbetet në një gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i policisë së Mançesterit.

Kurse një burrë është arrestuar si i dyshuar dhe po merret në pyetje nën dyshimin për kundërvajtje dhe sulm.

“Një 39-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm dhe sulmi. Ai gjithashtu mori trajtim spitalor për një lëndim në kokë.”

Përplasja ndodhi afër një mini-rrethrrotullimi në kryqëzimin e Chew Moor Lane me Bolton Road në Westhoughton, Bolton, në orën 5:15 të mëngjesit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.