Bllokohet platforma për aplikim për subvencionimin për librat shkollor NULL NULL 25.08.2023 12:46 25.08.2023 12:46 Platforma Sot është publikuar linku në platformën e-Kosova, në të cilin prindërit do të mund të aplikonin për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5. Por, platforma në të cilën do të bëhej aplikimi është bllokuar, përcjell Klankosova.tv. Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në të 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.