Bllokohen 50 banorë të “Mahallës së re” në Slivovë (VIDEO) NULL NULL 10.01.2026 10:54 10.01.2026 10:54 Rreth 50 banorë të “Mahallës së re” në Slivovë kanë mbetur të bllokuar. Kjo pasi që uji e ka marrë urën, mbi të cilën ata kalojnë për t’u qasur në rrugën kryesore. Sot, atyre iu është pamundësuar edhe shkuarja në punë, e po ashtu në këtë lagje ka edhe të moshuar. Banorët thonë se kjo pjesë është përgjegjësi e komunës së Lipjanit, pasi të njëjtit prejardhjen e kanë nga fshati Handroc. Kjo gjendje atyre iu ndodh sa herë që ka vërshime.