Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Bllokadat nuk prodhojnë të mira”, kryeparlamentarja thirrje partive politike

NULL NULL
02.03.2026 12:33

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë, është deklaruar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Haxhiu tha se asnjë palë nuk mund ta tejkalojë këtë proces si i vetëm, prandaj duhen diskutimet, por sipas saj me kërkesa që arrihen e jo me barrikada, transmeton Klankosova.tv

“Pra, është e rëndësishme t’i kalojmë dy raundet e para, me nga 80 vota në kuti, ndërsa raundi i tretë mjafton 61 vota për. Asnjë palë e vetme nuk mund ta bëjë, prandaj duhet diskutime të sinqerta dhe kërkesa të arritshme dhe jo barrikada të patejkalueshme. Mirëpres diskutimet dhe takimet që kanë nisur. Mbështes çdo përpjekje serioze, me qëllim gjetjen e një kandidature që bashkon. Kemi shumë punë përpara. Qëndrimet që bllokojnë nuk janë të mirëseardhura. Bllokadat nuk prodhojnë të mira” – tha Haxhiu. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme