Blinkeni flet me Abbasin, i kërkon t’i dënojë sulmet kundër Izraelit NULL NULL 07.10.2023 22:02 07.10.2023 22:02 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas. Gjatë bisedës, Blinken e Abbas folën për sulmet terroriste kundër Izraelit, për të cilat i kërkoi që t’i dënojë. “Unë kërkova që të gjithë liderët në rajon duhet të dënojnë këto akte të tmerrshme terrorizmi”, tha Blinken, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se pas sulmeve terroriste të Hamasit, Izraeli e ka të drejtën e plotë që ta mbrojë veten.