Blinken u takua me Netanyahun, dhe kabinetin e luftës izraelite NULL NULL 22.03.2024 14:30 22.03.2024 14:30 Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu më 22 mars. Foto: David Azagury Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv. Kjo si pjesë e një shtytjeje intensive diplomatike për të arritur një “armëpushim të qëndrueshëm dhe të menjëhershëm” në Gaza dhe të pengojë një ofensivë izraelite në Rafah. Takimi i Blinkenit me kabinetin e luftës izraelite filloi menjëherë më pas, dhe zgjati rreth dy orë e gjysmë, tha Departamenti i Shtetit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.