Blinken thotë se veprimet izraelite nuk janë hakmarrëse, por mbrojtëse NULL NULL 13.10.2023 21:44 13.10.2023 21:44 Antony Blinken Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbrojti veprimet ushtarake të Izraelit, duke thënë se ato nuk ishin hakmarrëse. Blinken, veprimet izraelite i quajti më tepër mbrojtëse, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Ajo që po bën Izraeli nuk është hakmarrje. Ajo që Izraeli po bën është për të mbrojtur jetët e njerëzve të vet duke u përpjekur të sigurohet që kjo të mos ndodhë më”, është shprehur ai.