Nis aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercit NULL NULL 01.08.2026 22:05 01.08.2026 22:05 Foto Ilustrim Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se ka nisur një aksion kërkimi për dy motoristë që janë raportuar të humbur në zonën e Jezercës. Sipas njoftimit, në operacion është angazhuar Departamenti i Motoristëve i kësaj shoqate, ndërsa ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre, transmeton Klankosova.tv. Shoqata ka shprehur shpresën se dy motoristët do të gjenden sa më shpejt dhe do të kthehen të sigurt.