Blinken, Lavrovit: Rusia ta presë një përgjigje të rëndë nëse e sulmon Ukrainën NULL NULL 21.01.2022 12:25 21.01.2022 12:25 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po bisedon me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, në Gjenevë pas druajtjes së vazhdueshme që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën. Të dy diplomatët po takohen për shkurt në Hotel President Wilson, ku po eksplorojnë nëse diplomacia ka ende mundësi që ta zgjidhë krizën, shkruan Deutsche Welle. Blinken ka thënë në një takim me Lavrov-in se Rusia duhet ta presë një përgjigje të “bashkuar, të shpejtë dhe të rëndë” nëse e sulmon Ukrainën. Të dy diplomatët kanë thënë që nuk do të jenë në gjendje që t’i zgjidhin të gjitha dallimet gjatë bisedimeve. Edhe Lavrov ka thënë që nuk pret ndonjë zhvillim të madh nga bisedimet, porse do një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të Moskës për siguri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025