Blinken: Jemi thellësisht të shqetësuar për vendndodhjen e Navalnyt, të lirohet menjëherë NULL NULL 23.12.2023 22:19 23.12.2023 22:19 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se janë të shqetësuar për liderin opozitar rus Aleksey Navalnyn, i cili është raportuar i zhdukur për gati tre javë në Rusi. Blinken ka bërë thirrje që të lirohet menjëherë Navalny, transmeton Klankosova.tv. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vendndodhjen e Aleksey Navalny, i cili tani është zhdukur në sistemin e burgjeve të Rusisë për gati tre javë. Ne bëjmë thirrje edhe një herë për lirimin e tij të menjëhershëm dhe për t’i dhënë fund shtypjes së vazhdueshme të zërave të pavarur në Rusi”, shkroi Blinken në platformën X. Përndryshe, mungesa e paraqitjes së Navalny në seancat gjyqësore ka shkaktuar reagime të mëdha, duke u dhënë edhe si arsye zgjedhjet që do të mbahen atje në prill të vitit të ardhshëm.